Politike

Rritja e çmimit të bukës, Rama: Rusia ka vendosur taksa, është hera e tretë që ndodh…e mbani mend Lulin kur dilte me bu

27 Shtator 2021, 21:00 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të bukës, Rama: Rusia ka vendosur taksa,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklarur se ulja apo heqja e TVSH-së nga produktet e shportës nuk ndikon në uljen e cmimeve të tyre. I ftuar në ‘Open’, Rama komentoi rritjen eçmimit të bukës dhe tha se kjo është një gjë e vendosur nga tregu pasi Rusia, furnizuesi më i madh i grurit ka vendosur taksë.

Kryeministri shtoi se çmimi i bukës është rritur në shumë vende dhe jo vetëm në Shqipëri.

“Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht  TVSH nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por tregut. Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka pasur 3 herë rritje. Çmimi i bukës është çështje tregu, nuk zgjedh qeveria çmimet. Nuk është hera e parë që ndodh një rritje e çmimit të bukës, kjo vjen si pasojë e furnizimit me grurë nga Rusia. Është diçka që lishet me tregun. Rusia ka vendosur taksa dhe kjo gjë ka bërë që çmimi të rritet kudo. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte problematik dhe më i madh. Eshtë edhe Kanadaja, por nuk ka lidhje. Është një rritje që nuk ka ndodhur për herë të parë, ka ndodhur tre herë. Besoj e mbani mend kur Lulzim Basha dilte me një bukë në dorë dhe thoshte do ul çmimin e bukës. Nuk ka, nuk ndodh kjo,”- tha Rama.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll