Politike

Marrëdhënie të ftohta me Kurtin? Rama: Një sajesë mediatike, jemi në kontakt të vazhdueshëm

27 Shtator 2021, 19:18 Nga DOSJA
Marrëdhënie të ftohta me Kurtin? Rama: Një sajesë

TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama, marrëdhënie e ftohtë me liderin e Kosovës, Albin Kurti është një sajesë mediatike. I ftuar në ‘Open’, Rama u pyet se çfarë produkti nxori vizita e tij në Kosovë sot dhe tha se të dy kryeministrat janë në komunikim të vazhdueshëm.

Rama shtoi se tema kryesore në Kosovë ishte çuarja e përpara e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Çfarë produkti kishte vizita e sotme në Kosovë, ishin një mundësi për të kapërcyer marrëdhëniet e ftohta me Kurtin?

Edi Rama: Marrëdhëniet e ftohta, janë një sajesë. Nuk është sekret që kemi një mosdakortësi për Ballkanin e haapur. Por përtej kësaj, ne jemi në kontakt, sot e vizituam Kosovën pas marrjes së mandatit të tretë nga parlamenti, tema kryesore ishte çuarja përpara e bashkëpunimit të bërë, sa janë jetësuar, sa jo. Duke krijuar një sekretariat të përbashkët në funksion të dy qeverive që ramë dakort ta mbajmë në ditët e fundit të nëntorit, në Durrës. Datën s’e kemi fiksuar akoma.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll