Politike

Edi Rama: Kosova mund ta kërkojë por tarifa në Rrugën e Kombit, nuk ka për tu hequr

27 Shtator 2021, 19:49 Nga DOSJA
Edi Rama: Kosova mund ta kërkojë por tarifa në Rrugën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se tarifa në Rrugën e Kombit nuk do të hiqet edhe nëse kjo gjë do të kërkohet nga qeveria e Kosovës.

I ftuar në “Open”, Rama tha se në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për këtë gjë dhe se ideja që trau ndan kombin për të nuk ka sens, pasi ajo është një tarifë shërbimi.

“Nuk është folur, ata mund ta kërkojnë por nuk ka për tu hequr. Ajo është një tarifë shërbimi. Vendet i kanë këto tarifa brenda vendit, jo në kufi. Që ai trau ka ndarë kombin ky është një…. Kështu që patriotët për të kaluar, duhet të paguajnë, është një tarifë që ka transformuar totalisht parametrat e sigurisë, nuk ka lidhje me kombin, ka lidhje me shërbimin,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama tarifa ne rrugen e kombit edi rama tarifa ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll