Politike

Takimi Kosovë- Serbi në Bruksel, Rama: Duhen dëgjuar SHBA-të, aleatët duhen mbajtur ngrohtë, për të fituar paqen

27 Shtator 2021, 19:33 Nga DOSJA
Takimi Kosovë- Serbi në Bruksel, Rama: Duhen dëgjuar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për arritur paqen, Kosova duhet të dëgjoje aleatët e kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në “Open”, Rama tha se Serbia duhet të ulë ato avionë që ka ngritur në kufi, në mënyrë që të nisë dialogun me Kosovën e jo të ndjekin një rrugë fantazmash.

“Ata duhet t’i ulin ato avionët që kanë ngritur atjë për shoë, dhe duhet ta marrë situatën në dorë politika. Këto janë përpjekje për të ndihmuar çlirimin e dialogut, e ndohmon Serbinë të çlirohet nga makthet. Serbët janë aty pavarësisht nga ne dhe ne jemi këtu pavarësisht nga serbët. Ndodh që jemi komshinj. Dy rrugë janë, ose të dialogohet, ose të jetojmë me një luftë imagjinare. Unë mendoj që dialogu me Serbinë është shah, jo boks. Me boks, Serbia rri aty ku është, në atë pozicion. Serbët janë mundur, Kosova e ka fituar luftën. Del një gjeneral atje, si klloun dhe thotë bijtë e luftës, një fantazëm, një i mundur në luftë dhe dalin e djegin qendrën e regjistrimit të targave që u shërben atyre. Nëse ndjekim këtë rrugë fantazmash. Kosova e ka fituar luftën, sot do të fitojë paqen, dhe për këtë Kosova ka aleatët më të rëndësishëm SHBA-të dhe nuk mund të injorohen e të lihen aty sikur janë një zyrë monitorimi. Pa ata, kjo gjë nuk shkon përpara. Ata duhen dëgjuar, duhen takuar e diskutuar dhe duhen mbajtur ngrohtë,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll