Politike

Edi Rama: Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon

27 Shtator 2021, 19:26 Nga DOSJA
Edi Rama: Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me bindje se Serbia do të kërkojë falje nga Kosovës, pasi sipas tij, ‘nuk ka ku shkon’. I ftuar në “Open”, Rama tha se ulja në tavolinë mes Kosovës dhe Serbisë ka ndodhur edhe pse nuk është kërkuar kjo falje.

Ai shtoi me tej se dy vendet janë prej vitesh në dialog dhe se sot duhet bërë përpjekja për të krijuar një të ardhme më të mirë për ata që kanë lindur pasi lufta ka mbaruar.

“Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër veçse Procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë, për të mos pritur për këto vonesa. Unë nuk po them që është e thjeshtë, por them këtë: A duhet ne të përpiqemi të krijojmë një të ardhme më të mirë për ata që kanë lindur pasi lufta ka mbaruar? Sepse Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon. Ju flisni sikur ulja në tavolinë mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndodhur. Ato janë prej vitesh në dialog,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll