Politike

“Deri kur mendoni se duhet të lëshojë Kosova përballë Serbisë?” Rama: Çuarja e Forcave Speciale e ka bërë efektin

27 Shtator 2021, 19:36 Nga DOSJA
“Deri kur mendoni se duhet të lëshojë Kosova

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se dërgimi i Forcave Speciale të Kosovës në kufi e ka bërë efektin e saj ndaj Serbisë.

I ftuar në “Open”, Rama u pyet se deri në çfarë pike duhet të lëshojë Kosova përballë Serbisë dhe tha se kjo është një çështje që i përket dialogut.

“Kjo është cështje e dialogut, unë mendoj që çuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet t’i heqin avionët për show, dhe ta marrë fjalën politika e dialogu. Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë që serbët të vazhdojnë të bëjnë viktimën. Tani dy rrugë janë, ose do sjellim paqen ose do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare,”- tha Rama.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll