Politike

Si e dinte që Berishës i ishte refuzuar viza për në SHBA? Rama: Për shkak të detyrës, di shumë gjëra…Amerika nuk infl

27 Shtator 2021, 20:19 Nga DOSJA
Si e dinte që Berishës i ishte refuzuar viza për në SHBA?

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar aspak për shpalljen non-grata t ëish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në “Open”, Rama u pyet se si e dinte q ëish-kryeministrit Sali Berisha i ishte refuzuar viza për në SHBA, referuar bisedës në një seancë Kuvendi dhe tha se për shkak të detyrës di akoma më shumë gjëra.

Duke iu përgjigjur akuzave për influencë në SHBA për të shpallur Berishën non-grata, Rama tha se Amerika nuk është nga ata vende që blihet, madje as me arka me diamante e florinj.

“Për shkak të detyrës, unë di edhe gjëra të tjera. S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendhsme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me florin e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen. Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk dnodh, është një përralë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll