Bota

Ish-diplomati serb: Vuçiç shpreson që SHBA t’i kthejë shpinën Kosovës

27 Shtator 2021, 17:21 Nga DOSJA
Ish-diplomati serb: Vuçiç shpreson që SHBA t’i

SERBI- Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britaninë e madhe, Vladeta Jankoviç, ka thënë se Kosova mund ta vendos reciprocitetin e targave. Gazeta Ekspress shkruan se gjatë një deklaratë, ai gjithashtu foli për situatën e agravuar mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se një konfrontim i armatosur mes dy vendeve nuk mund të ndodh, për sa kohë që NATO ndodhet Prishtinë. Në lidhje me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ai tha se po shpreson që veprimet e Albin Kurtit të çojnë në tërheqjen e mbështetjes së SHBA-së nga Kosova.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiçi ka shpresuar se fanatizmi kokëfortë i Kurtit do të çonte në tërheqjen e mbështetjes amerikane, por kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar, ashtu si nënshkrimi i komedisë nga Marrëveshja e Washingtonit dhe një numër bëmash të tjera diplomatike të Vuçiqit. Ky shembull tregon qartë çmimin e diktaturës që sundon në Serbi, pasi të gjitha ato gabime do të ishin të paimagjinueshme nëse vendimet do të merreshin nga një parlament dhe qeveri e zgjedhur lirisht, dhe jo nga një njeri i paqëndrueshëm”, tha Jankoviç.

Në lidhje me vendimin për dërgimin e ambasadorit rus në kufi me Kosovën nga ana e Beogradit, Jankoviç u shpreh se nuk ishte i qartë se Serbia do të tregonte me këtë.

“Nëse kjo do të thotë se Rusia do të na mbrojë nëse do të ketë luftë, edhe njerëzit më të verbër nga Vuçiçi ndoshta do ta kenë të vështirë të gëlltisin diçka të tillë. Ndër reagimet fatkeqe, unë përfshij fluturimin e helikopterëve luftarakë dhe aviacionit, që është një shfaqje thjesht parazgjedhore e tregimit të muskujve dhe një degradim i ri i ushtrisë”, theksoi ish-diplomati serb.

LAJMI KRYESOR: Dita e tetë! Tensionet në veri të Kosovës, vendosen 4 kamionë në kufi, PARALAJMËRIMI i Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine vladeta jankoviç aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine vladeta jankoviç

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 21:16

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.Nga sulmi u pla...