Bota

Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

27 Shtator 2021, 21:16 Nga DOSJA
Sulm terrorist në Nigeri, humbin jetën 34 persona

NIGERI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri. PremiumTimesNigeria shkruan se gjatë një sulmi në Kaura, humbën jetën 34 persona.

Nga sulmi u plagosën gjithashtu shumë banorë të tjerë. Guvernatori, Nasir El-Rufai, i cili e konfirmoi sulmin, e dënoi atë dhe bëri thirrje agjencive të sigurisë që të bëjnë të mundur arrestimin e autorëve. Komisioneri Shtetëror Kaduna për Sigurinë e Brendshme dhe Punët e Brendshme, Samuel Aruëan, tha se qeveria edo të përballonte koston e trajtimit të të plagosurve.

Kaduna është një nga shtetet më të prekura nga banditizmi me mijëra njerëz të vrarë ose të rrëmbyer nga njerëzit e armatosur pavarësisht përpjekjeve të agjencive të sigurisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nasir el-rufai sulm ne nigeri nasir el-rufai sulm ne nigeri

Sondazh

Poll