Bota

Deputeti serb: Vizita e ambasadorit rus në kufi me Kosovën është mashtrim, po destabilizon rajonin 

27 Shtator 2021, 20:08 Nga DOSJA
Deputeti serb: Vizita e ambasadorit rus në kufi me Kosovën

SERBI- Deputeti i Partisë Progresive të Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiç, Dragan Shormaz ka komentuar situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit me targa. Telegrafi shkruan se vizita e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko në bazën ushtarake të Rudnicës, po destabilizon rajonin. Ai e ka cilësuar këtë vizitë si mashtrim.

“Unë i kam akuzuar ata se qëndronin prapa protestave të mbajtura në muajin korrik të vitit të kaluar për shkak të masave ndaj pandemisë COVID-19. Rusia nuk mund të bëjë asgjë. Nuk më pëlqen fakti që dërgohet një fotografi për të mashtruar qytetarët e Serbisë nga Rusia, ngase çështja jonë me Kosovën nuk mund të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të OKB -së”, tha ai.

Sipas deputetit serb, çështja e Kosovës mund të zgjidhet përmes dialogut, duke shtuar se do të ishte mirë të krijohen marrëdhënie sa më të mira me Shtetet e Bashkuara.

“Problemi mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe në atë dialog do të ishte mirë të krijoheshin marrëdhënie sa më të mira me Shtetet e Bashkuara, sepse Rusia nuk mund të bëjë asgjë, Kina nuk mund të bëjë asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk mund të bëjë asgjë”, përfundon Shormaz.

LAJMI KRYESOR: Dita e tetë! Tensionet në veri të Kosovës, vendosen 4 kamionë në kufi, PARALAJMËRIMI i Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni aleksandar bocan-harchenko aleksandar vucic dragan shormaz kosova vendos reciprocitetin me serbine aleksandar bocan-harchenko aleksandar vucic dragan shormaz kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll