Politike

Basha kërkon uljen e TVSH-së për produktet e shportës: Buxheti që përdoret nga oligarkët e pushtetit duhet të orientohet

27 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA
Basha kërkon uljen e TVSH-së për produktet e shportës:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se do të kërkojë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%.

I pranishëm në mbledhje, Basha është shprehur se buxheti që sipas tij përdoret nga klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

“Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare,”- mësohet të ketë thënë Basha.

LAJM KRYESOR: Lulzim Basha mbledh sot Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha

Sondazh

Poll