Politike

Basha propozon ngritjen e tre komisioneve: Për Masakrën Zgjedhore, çështjen Becchetti dhe inceneratorët

27 Shtator 2021, 14:26 Nga DOSJA
Basha propozon ngritjen e tre komisioneve: Për Masakrën Zgjedhore,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar ngritjen e tre komisioneve hetimore, për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen “Beçhetti” dhe inceneratorët. I pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Basha është shprehur se ngritja e këtyre tre komisioneve është prioritare.

“Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Beçhetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.  

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori,”- mësohet të ketë thënë Basha.

LAJM KRYESOR: Lulzim Basha mbledh sot Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha grupi parlamentar i pd 27 shtator lulzim basha

Sondazh

Poll