Politike

Shtyrja e zgjedhjeve/ Kryeministri, Braçe dhe Veliaj: 30 qershori i pakthyeshëm. Paloka: Vendimi pro-kryeministrit.

9 Qershor 2019, 07:05 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve/ Kryeministri, Braçe dhe Veliaj: 30 qershori i

TIRANË- Deklarata e një dite më parë ku Presidenti Ilir Meta anuloi zgjehdjet e 30 qershorit duke mos vendosur asnjë datë tjetër ka sjellë një valë reagimesh politike.

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr dhe ka vijuar axhendën e tij elektorale. Teksa mvbajti takimin e tij në Burrel, ku prezantoi edhe kandidatin Agron Malaj, Rama theksoi edhe një herë tjetër se 30 qershori nuk anulohet.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaci, do të jenë në kryeministri kur do të zhvillojnë një takim me të gjithë juristët e PS të angazhuar në procesin zgjedhor.

Zv/kryeministri gjithashtu ka mbështetur qëndrimin e Ramës ku në një status në rrjetet sociale theskon se 30 qershori është i pakthyeshëm.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu nuk ka ndalur fushatën e tij elektorale, teksa sot zhvilloi takimin e radhës në Baldushk. Në një status në rrjetet sociale, ai u shpreh se ‘edhe 22 ditë na ndajnë nga 30 qershori’.

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka është shprehur se zgjedhje nuk do të ketë më 30 qershor, dhe njësoj si kryedemorkrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta.

Ndër rreshta në statusin e tij, Paloka shkruan se ky vendim e favorizon Ramën.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar një ditë më parë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe nga Berati, ku ka thënë se nuk do të tërhiqet, dhe është shprehur se në 30 qershor do të ketë zgjedhje për shqiptarët.

Ndërsa nga ana tjetër, kryedemokrati Basha ka përshëndetur vendimin e Metës, teksa u shpreh se kjo erdhi si rezultat i betejës së protestuesve të opozitës. Sipas Bashës, tashmë ka ngelur vetëm largimi i Ramës pa u bërë realitet. 

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ilir meta meta shtyn zgjedhjet rama ne burrel shtyhen zgjedhjet 30 qershori edi rama ilir meta meta shtyn zgjedhjet rama ne burrel shtyhen zgjedhjet

Sondazh

Poll