Politike

Meta anuloi zgjedhjet, Vishaj: Shfrytëzoi mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë duhet bërë urgjent tani

8 Qershor 2019, 21:56 Nga DOSJA
Meta anuloi zgjedhjet, Vishaj: Shfrytëzoi mungesën e Gjykatës

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin, dekretuar prej vetë atij si data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, kanë nisur edhe reagimet e para.

Shumë e cilësojnë si të papranushëm vendimin e Presidentit Ilir Meta i cili mesa duket nuk i ka lënë asnjë rrugë tjetër palëve politike, veç dialogut.

Newsbomb.al ka kontaktuar me avokatin Saimir Vishaj, njëherësh dhe kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, lidhur me këtë vendim të papritur të Presidentit. Pyetur nga newsbomb.al nëse ky vendim ishte në tagrin e Presidentit, Vishaj u përgjigj:

“Absolutisht jo, nuk mundet presidenti të shfuqëzojë dekretin e tij pa një marrëveshje mes palëve. Unë mendoj se duke shfrytëzuar vakumin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ka bërë këtë lëvizje”.

Nga ana tjetër, i pyetur mbi hapësirën ligjore që ka tani mazhoranca për të kontestuar këtë vendim, Vishaj tha:

“Nuk ka asnjë hapësirë ligjore. Duhet urgjent që të gjithë aktorët politikë të ulen në një tryezë për të rënë dakord për një datë zgjedhjesh. Është padyshim një situatë e rëndë dhe duket detyrimisht që aktorët politikë të dialogojnë”.

Marrë nga newsbomb.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike saimir vishaj shtyrja e zgjedhjeve lokale saimir vishaj shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll