Aktualitet

VIDEO- Policia njofton masat e reja për vitin shkollor/ Drejtori i Rendit i Policisë: Do të kemi patrullim!

27 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
VIDEO- Policia njofton masat e reja për vitin shkollor/ Drejtori i Rendit i

TIRANË– Në nisje të vitit të ri shkollor, policia ka marrë masa që ecuria të jetë normale. Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat dhe programin për vitin e ri shkollor. Në një deklaratë për mediat, Vasili është shprehur se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga policia dhe kjo do të jetë më e shpeshtë gjatë ndërrimit të turneve.

‘Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë foksuaur disa objektiva.

Ai është shprehur se do të ketë një rritje të kontrolleve në shkolla, aty ku do të jenë në gatishmëri të plotë për të dhënë siguri. Ndërsa në lidhje me numrin e saktë të policëve që do të jenë pranë shkollave, Vasili u shpreh se duhet bërë një llogaritje e saktë.


Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për problematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë. Në secilin komisariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komisariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Policisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të policëve duhet një llogaritje‘-tha në fund Ylli Vasili.

Ditën e sotme rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin do të nisin vitin e ri shkollor. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot do të nisë zyrtarisht shkolla.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri shkollor 2021-2022 ylli vasili viti i ri shkollor 2021-2022 ylli vasili

Sondazh

Poll