Politike

Rama nderon Akademikun Rexhep Qosja me ‘Yllin e Medaljes’: Zotni burrë, jam krenar

27 Shtator 2021, 11:47 Nga DOSJA
Rama nderon Akademikun Rexhep Qosja me ‘Yllin e Medaljes’: Zotni

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama i dhuroi Akademikut Rexhep Qosja titullin “Ylli i Medaljes”. Në një ceremoni të zhvilluar krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vetë Akademikut dhe disa prej ministrave të kabinetit Rama e Kurti, Rama ndau me të pranishmit përshtypjet e tij për Rexhep Qosjen.

Edi Rama: Fort i dashur profesor, i dashur Albin, kjo ditë më bën të ndihem krenar dhe i ndrojtur është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh,. Të nderosh një njeri të admirueshëm është të marrësh në këmbim falas uratën e tij, kjo nuk ka si të më krenojë, duke qenë se jam kryeministri më i mirë mes artistëve. Përgjatë harkut të një jete, me qasje më kulmore, vetëdija e Qoses ëshë një tipar dallues, zotni burrë. Profesor Qosja qëndron në kohë si shembull i gjurmimit, në një kohë kur zhurmat dhe pluhrat e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik.

Në fund të fjalës së tij, Rama solli në vëmendje disa nga fjalët e veprës së Qosjes dhe këshilloi shqiptarët që ta lexojnë akademikun dhe urtësinë e tij. “Dhe natyrisht sugjeroj që ta gjeni këtë libër në gjuhën shqipe, siç unë e gjeta në një gjuhë zonjë të Evropës. Shqiptarët janë të mendimit se interesat e fqinjëve do të realizohen duke realizuar edhe interesat shqiptare. Shqiptarët s’duhet të kërkojnë më shumë por as më pak se popujtë e tjerë të Ballkanit. Bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë demokratike, e mohuar. Shqiptarët s’duhet të harrojnë se Ballkanin e kanë të përbashkët. Cfarë kthjelltësie dhe ftese për urtësi. Siç e ka thënë profesor Rexhepi, do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk do të udhëtojmë fare.”-tha Rama.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike rajoni edi rama ne kosove rexhep qosja edi rama ne kosove rexhep qosja

Sondazh

Poll