Aktualitet

“Kam ndenjur pa bukë për fëmijët, nëna i la në rrugë, jam gati të shkoj në varr tek vajza”, flet babai i 23 vjeçar

27 Shtator 2021, 11:59 Nga DOSJA
“Kam ndenjur pa bukë për fëmijët, nëna i la

VLORË – Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka mohuar deklaratat e nënës së vajzës, të bëra në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24, se ai e ka dhunuar dhe martuar të bijën që 17 vjeçe, si dhe nuk e ka ndihmuar asnjëherë, duke i thënë madje në telefon: Akoma s’ke vdekur

Në një lidhje të shkurtër telefonike në emision, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime”, tha i ati i të ndjerës.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emisoni me zemer te hapur flet babai i 23 vjecares ne vlore lajm nga balkan web emisoni me zemer te hapur flet babai i 23 vjecares ne vlore lajm nga balkan web

Sondazh

Poll