Dita e parë i gjen fëmijët dhe prindërit e shkollës në Grizë në protestë
27 Shtator 2021, 09:06Nga DOSJA
PATOS– Dita e parë e shkollës i ka gjetur nxënësit në Grizë në protestë. Protesta e tyre kundër largimit nga shkolla ka nisur më 9 shtator dhe ka vijuar deri më sot. Sipas Drejtorisë Arsimore të Fierit, shkolla Grizë me 35 nxënës është në proces për tu bashkuar me shkollën Hekuran Maneku në Patos. Gjithashtu është mbyllur edhe shkolla vartëse ne Plyg nxënësit të cilët kanë kaluar në shkollën qendër Shyqyri Behari në Kraps.
Mirëpo, prindërit nuk pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në një shkollë që është larg zonës së tyre të banimit. Për të disatën herë ata shprehen se shkolla nuk është në gjendje aq të keqe, saç është thënë nga Bashkia.
Shkolla në Grizë është përcaktuar për t’u mbyllur si pasojë e dëmtimeve strukturale të saj dhe si pasojë nxnësit që frekuentojnë shkollën duhet të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa prindërit e kanë kundërshtuar diçka të tillë sepse nuk duan që fëmijët e tyre të shkojnë në një shkollë tjetër pasi nuk kanë garanci mbi sigurinë e tyre.
TIRANË– Rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar janë ulur sot në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor. Mësimi plotësues që nis...
VLORË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në rrugën Transballkanike ku një motor është përplasur me një makinë. Në pamjet e publ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënë vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kavajës, Diamela Goxha. Gjatë seancës dëgjimore të zh...
ITALI– Davide Pecorelli, ish-biznesmeni italian i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ka rrëfyer për mediat italiane versionin e tij të historisë që e de...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al dhe shqiptarja.com kanë në faqe kryesore nisjen e vitit të ri shkollor. Pano...
TIRANË– Mos mendoni se dita do të jetë kaq e freskët pasi në mesditë do të rikthehen temperaturat e larta. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të vijoj të n...
Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh pas marokenëve për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019.Në total ...
GJIROKASTËR– Një zjarr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Prongji në Gjirokastër. Zjarri nisur në kullota prej or...