Aktualitet

Sot nis viti i ri shkollor! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen nga nxënësit dhe mësuesit, arsimtarët detyrim vaksinën an

27 Shtator 2021, 05:08 Nga DOSJA
Sot nis viti i ri shkollor! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen nga

TIRANË– Rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar janë ulur sot në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor. Mësimi plotësues që nisi më 1 shtator ka përfunduar dhe sot ka nisur zyrtarisht shkolla. Këtë vit, orari i mësimit ka nisur më 08:00 dhe orët do të jenë me 30 minuta, një masë kjo e vendosur nga autoritetet për të shmangur qëndrimin e nxënësve në një ambient të mbyllur për orë të zgjatura.

Të gjithë nxënësit dhe mësuesit duhet të zbatojnë masat anti-COVID. Në ndryshim nga vitet e kaluara, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator. Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit. I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.

 

Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19. Nxënësve të ciklit fillor iu rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e klasave të sipërme duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri shkollor 2021-2022 viti i ri shkollor 2021-2022

Sondazh

Poll