Aktualitet

Pamje/ Aksident i rëndë në Vlorë mes motorit dhe makinës, shoferi mbetet i shtrirë në tokë

27 Shtator 2021, 10:10 Nga DOSJA
Pamje/ Aksident i rëndë në Vlorë mes motorit dhe

VLORË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, në rrugën Transballkanike ku një motor është përplasur me një makinë. Në pamjet e publikuara nga BalkanWeb shihet shoferi i shtrirë në tokë, ku njerëzit të cilët kanë qenë të pranishëm janë afruar për të dhënë ndihmën e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë/Informacion paraprak- Rreth orës 11:15 , në Transballkanike, një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. T, është perplasur me një motomjet, me drejtuesi shtetasin N. K, 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll