Gjyqtarja e Kavajës konfirmohet në detyrë nga KPK, Goxha përqafon të atin pas vendimit
27 Shtator 2021, 09:53Nga DOSJA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënë vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kavajës, Diamela Goxha. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të enjten më 23 shtator në KPK, Goxha u vlerësua pozitivisht për figurën dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin. Megjithëse Komisioni nuk evidentoi probleme për pasuritë e gjyqtares, në seancë u relatuan gjetje për disa transaksione të prindërve dhe vëllezërve, për të cilat subjekti dha shpjegime.
Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Diamela Goxha u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.
Diamela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin në Gjykatën e Kavajës./BIRN
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Davide Pecorelli, ish-biznesmeni italian i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ka rrëfyer për mediat italiane versionin e tij të historisë që e de...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al dhe shqiptarja.com kanë në faqe kryesore nisjen e vitit të ri shkollor. Pano...
TIRANË– Mos mendoni se dita do të jetë kaq e freskët pasi në mesditë do të rikthehen temperaturat e larta. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të vijoj të n...
Eurostat i renditi shqiptarët si grupimin e dytë më të madh pas marokenëve për përfitimin e nënshtetësisë në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2019.Në total ...
GJIROKASTËR– Një zjarr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Prongji në Gjirokastër. Zjarri nisur në kullota prej or...
TIRANË – 27 shtatori do të jetë nesër dita e parë e vitit të ri shkollor, ku mësimi do të zhvillohet me orë të shkurtuara dhe me turne në shkollat ku...
Nëse do të udhëtoni jashtë dhe në vend të kartelës së vaksinimit kërkohet një dokument që vërteton se e keni kaluar covid përveç tamponit, apo të tjerë t...