Aktualitet

Policia mori informacion! Kontrolloi në ish-repartet ushtarake në Shëngjergj, zbulohen drogë dhe armë, arrestohet 52-vjeça

27 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA
Policia mori informacion! Kontrolloi në ish-repartet ushtarake në

MIRDITË– Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Mirditë pasi është kapur me armë zjarri dhe me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të policisë në banesat e braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike u gjetën armë dhe lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike 52 vjeçari T.H., banues në Shëngjergj, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(a.b;f/g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjecari ne mirdite mirdite arrestohet 52-vjecari ne mirdite mirdite

Sondazh

Poll