Politike

Tensionet në Veri, Rama: Manovra teatrale ushtarake të Serbisë, gjeneralët e ushtrisë së humbur sikur ngrihen nga varri

27 Shtator 2021, 08:48 Nga DOSJA
Tensionet në Veri, Rama: Manovra teatrale ushtarake të Serbisë,

PRISHTINE– Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar tensionet në veri të Kosovës si manovra teatrale ushtarake të Serbisë, që në fakt janë kundër vetë serbëve që jetojnë në Kosovë. Rama tha se Serbia është duke i përdorur serbët si pengje në ndasitë që ka me Kosovën.

PJESë NGA FJALA E RAMES: 

Nuk ka asnjë diskutim se në radhë të parë dhe mbi të gjitha, është Serbia ajo që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm, dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.

Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

I takon qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës për këtë çështje, është mundësi e mirë për të treguar gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta cuar në një nivel të ri me miqtë dhe partnerët strategjik të Kosovës. Sot së bashku me kemi shtruar për diskutim tema të rëndësishme mes dy qeverive, mund të them se jemi vërtetë të motivuar plotësisht të angazhuar bashkarisht.

Këto marëdhënie të skojmë në një nivel tjetër, të gjithë do të zbatohen, ashtu si dhe të tjera cështje, sot kemi dakortësuar për vendosjen e një personi kyc si kordinator i kësaj përpjekje të përbashkët. Do të jetë i lidhur me zyrat tona, ka dhe pasaportën tonë, i cili gëzon besimin e plotë të të dyve ne, do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Unë bashkë me delegacionin, jemi këtu, kjo është vizita e parë jashtë vendit. Kjo është një mundësi për qytetarët që ta prekin jetën e përditshme realizimin konkret të të gjitha këtyre angazhimeve. Ramë dakord që në javën e fundit të nëntorit do të mbajmë mbledhjen e dy qeverive në Durrës.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kosove edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll