Politike

Open Balkan/ Rama i kujdesshëm: Mosdakordësia me Kurtin, vetëm politike

27 Shtator 2021, 09:23 Nga DOSJA
Open Balkan/ Rama i kujdesshëm: Mosdakordësia me Kurtin, vetëm

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama e ka pohuar sërish se Kosova dhe Shqipëria kanë një mosdakordësi për nismën “Open Balkan”. Kryeministri shqiptar u kujdes që të deklaronte se mosdakordësia me Kurtin është vetëm politike dhe nuk ndikon në raportet mes dy vendeve. 

“Kam pas shumë mesazhe këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht toneve, thelbi ishte: ‘po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë?’. Por tani jam dhe më i bindur që ‘Ballkani  Hapur’ është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht që kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, marrdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi këtë mosdakordësi. Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie tjetër politike. Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të vijë kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme në Kosovë. Pyetja është çfarë mund të bëjmë ne për ta afruar atë ditë. Por këto arsyetime nuk janë kurrsesi arsye për të vënë në pikëpyetje dashurinë për atdheun dhe vëllazërinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën”, tha Rama.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama edi rama ne kosove open balkan albin kurti edi rama edi rama ne kosove open balkan

Sondazh

Poll

Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...