Politike

VIDEO- “Nuk kam folur më ‘vëlla Vuçiqin'”, Rama ironizon kritikët: S’ka ndërmjetësim, e drejta ës

27 Shtator 2021, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO- “Nuk kam folur më ‘vëlla

PRISHTINE– Kryeministri shqiptar Edi Rama ka preferuar të përgjigjet me ironi kur gazetarët e kanë pyetur sot se a ka biseduar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Në konferencën e përbashkët për mediat krah Albin Kurtit, Rama tha se nuk ka folur ndërsa përsëriti duke e quajtur “vëlla Vuçiqin”, një akuzë që i bëhet gjerësisht në Shqipëri dhe Kosovë në lidhje me raportet e tij me presidentin serb. Rama shtoi se Kosova ka të drejtën e saj në këtë çështje. Rama ngriti si shqetësim edhe praninë e ambasadorit rus në Veri të Kosovës.  “Çfarë donte ambasadori rus atje?”, -tha Rama.


‘Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç thonë ato bashkëkombasit ne rrjetet e mia sociale, me vëllain tim Vuqiqi, nuk ka çfarë ndërmjetësohet, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq kjo është shumë e qartë. Kështu që ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar, leximi çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë Teatër në Serbi është leximi më i gabuar. Parafytyroni sikur të ndodhte diçka, i takon kryeministrin në krah të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe mos të ngrij konfliktin. Unë e kam mbështetur tarifën 100% për të shtruar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar, për shkak se kaloi nga në akt për të shtruar problemin në një problem. Këtu nuk ka çfarë të ndërmjetësohet, ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rëndit dhe të sigurisë së Kosovës. Dua ta përsëris se djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë së Kosovës, ato djegiet atje i provokojnë ato fluturimet akrobatike të avionëve e helikopterëve, dhe marrja peng e qytetarëve të Kosovës, në kushtet e një dialogu që nuk ecën si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë, por çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni sikur ambasadori amerikan të shkonte në kufi e të shikonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Natyrisht që ky është një teatër, por është teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që djeg institucionet’ – tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti aleksander vucic edi rama edi rama ne kosove albin kurti aleksander vucic edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll

Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...