Politike

VIDEO- E kuptoni vëllain e vogël që nuk do të jetë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur?/ Rama: Është problem i vjetër, n

27 Shtator 2021, 09:22 Nga DOSJA
VIDEO- E kuptoni vëllain e vogël që nuk do të jetë

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sqaroi për mediat pozicionin e vëllait të madh, duke u shprehur se nuk është një i tillë me Albin Kurtin. I pyetur se nëse e kupton qëndrimin e Kurtit për të mos u bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, Rama u shpreh se nuk mund të jetë vëllai i madh me Kurtin mirëpo nga eksperienca në shtëpi, e di se vëllai i vogël asnjëherë nuk dëgjon.


Pyetja: Zoti Rama më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?

Rama: ‘Meqe mu drejtuar vëllai i madh vëllai i vogël…Ka qëlluar që të jem vëllai i madh në shtëpi, kam mësuar rrugës se më të voglin ka gjithmonë një problem. Kur i thua më dëgjo nuk të dëgjon, ky është problemi. Unë nuk pretendoj të jem vëllai më i madh i Albinit, nuk do e pranonte të isha i madhi, është problem i vjetër që kemi. Jam i bindur se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngelim në baltën e së shkuarës dhe të marrim potencialin tonë.’– u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri tha se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që bën që vendet të mos ngecin më në baltën e së shkuarës.

‘Por edhe njëherë unë jam edhe më i bindur sot, se Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik, që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës. Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur, por duhet t’ja lërë vendit mirëqenies dhe saldimit të paqes. E gjitha kjo nuk mund të jetë e plotë pa njohjen e Kosovës Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE në Ballkanin e Hapur është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për çfarëdor lloj tensionesh që vijnë nga e shkuara dhe nga një klime që ç’tensionohet duke bërë më fqinjët gjera mira”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove takimi rama kurti edi rama ne kosove takimi rama kurti

Sondazh

Poll