Politike

Kurti: Dua t’ju jap një njoftim të rëndësishëm, në takim nuk u përmend as Ballkani e as Serbia

27 Shtator 2021, 09:28 Nga DOSJA
Kurti: Dua t’ju jap një njoftim të rëndësishëm,

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi para gazetarëve se gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama nuk biseduan as për Ballkanin dhe as për Serbinë. Kurti nisi fjalinë duke e cilësur këtë fakt si një njoftim shumë të rëndësishëm që duhej thënë përballë gazetarëve. Në takim me qeverinë e Shqipërisë, Kurti u shpreh se biseduan për çështje që prekin dy vendet.

‘Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”’

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove takimi rama kurti edi rama ne kosove takimi rama kurti

Sondazh

Poll

Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...