Politike

Integrimi në BE/ Rama: Shqipëria dhe Kosova i kanë kryer detyrat e shtëpisë, nuk varet nga ne

27 Shtator 2021, 09:07 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Rama: Shqipëria dhe Kosova i kanë kryer detyrat

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama preku gjatë konferencës për mediat me Albin Kurtin dhe çështjen e integrimit në BE. Rama u shpreh se të dy vendet i kanë kryer detyrat e shtëpisë mirëpo nuk varet nga ata. Këtë e kanë në dorë 27 shtetet që sipas Ramës kanë problemet e tyre dhe po i pengojnë për procesin.

Rama: Shqipëria është në një pozicion që s’e ka pasur asnjëherë më parë. Sapo ka kryer me sukses kryesimin e OSBE, bëhet anëtare e këshillit të sigurimit në OKB. Po ashtu roli thelbësor i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni ndihemi të vlerësuar për të shpalosur këtë potencial. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit të integrimit në BE. Shqipëria duhet të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Të dyja ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë për të marrë zhvillime pozitive, por a do ndodhin, nuk varet nga Shqipëria dhe Kosova. Varet nga 27 shtete që kanë halle të tyre të brendshme, që po pengojnë. Iu shtua dhe një bisht me atë demakcionin me Malin e Zi, u bë dhe ja ku jemi sot. As Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë rrugë tjetër, jo se na i imponojnë po se kjo është rruga e fëmijëve tanë. Faleminderit kryeministër për ditën me diell që na garantove të na prisje me kushte optimale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove takimi rama kurti edi rama ne kosove takimi rama kurti

Sondazh

Poll