Politike

Kosovë-Shqipëri/ Rama: Në fund të nëntorit mbledhim qeveritë në Durrës

27 Shtator 2021, 09:27 Nga DOSJA
Kosovë-Shqipëri/ Rama: Në fund të nëntorit mbledhim

PRISHTINE– Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në nëntor, Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive në Durrës. Rama tha se për Shqipërinë është prioritet çështja e Kosovës edhe në Këshillin e Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kemi shtruar për diskutim tema të rëndësishme, me qëllim bashkëpunimin dhe rritjen e konvergjencës mes dy shtetesh. Jemi të motivuar bashkarisht, dhe ishte shumë e qartë. Këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër. Të gjitha marrëveshjet të zbatohen dhe të tjera çështje të shtrohen për zgjidhje dhe të zgjidhen. Kemi dakordësuar për vendosjen e një personi kyç si koordinator i përpjekjes së përbashkët, pasi ka dhe dy pasaporta.

Gëzon edhe besimin e plot të dy ne. Do jetë një ndihmë për të mos lejuar që burokracia të bëjë atë që bën gjithmonë. Duam të konfirmojmë vullnetin e plotë që marrëdhëniet mes dy qeverive tona të lidhin edhe më fort dy shtetet shqiptare. Në javën e fundit të nëntorit do të mbahet mbledhje në Durrës.  Çështja e Kosovës është përparësi e Shqipërisë në OKB, pas marrjes së pozicionit si anëtare jo e përkohshme e Këshillit të Sigurisë.’- tha Rama.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne kosove mbledhja e qeverive ne durres edi rama ne kosove mbledhja e qeverive ne durres

Sondazh

Poll

Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...