Bota

ZBULOHET PLANI! Raporti “bombë”: CIA ishte gati ta rrëmbente ose vriste Assange në Londër!

26 Shtator 2021, 16:56 Nga DOSJA
ZBULOHET PLANI! Raporti “bombë”: CIA ishte gati ta

SHBA– Nën drejtimin e administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, CIA hartoi një plan për të rrëmbyer ose vrarë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange. “Yahoo News” publikoi një raport ku pretendohet se CIA, nën udhëzimet e Mike Pompeo ishin përgatitur për të marrë Assange nga vendi ku edhe ishte fshehur në vitin 2017.

Po ashtu, CIA duket se kishte pritshmëri që edhe agjentët rusë të ndihmonin në kapjen e Assange, duke e detyruar që të largohej nga Ambasada Ekuadoriane në Londër pikërisht në prag të Krishtlindjeve. Në rast se nuk do ta rrëmbenin dot, CIA po shqyrtonte planet për të vrarë Assange dhe anëtarët e tjerë të WikiLeaks. 

“Mundësia për të kryer një rrëmbim ose vrasje të suksesshme u përshkruan si “qesharake” nga një zyrtar i inteligjencës, për shkak të vendndodhjes, i cili tha: Ky nuk është Pakistani apo Egjipti – ne po flasim për Londrën këtu,“- citohet të ketë thënë ai duke e cilësuar si të pamundur planin e CIA-s. 

Pas shumë përpjekjeve Assange u nxorr nga Ambasada Ekuadoriane dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në një burg britanik të sigurisë së lartë. Shtetet e Bashkuara kanë apeluar vendimin e gjykatës për të mos e ekstraduar, e procedurat pritet që të rifillojnë gjatë muajit të ardhshëm. Assange akuzohet për spiunim kundër Shteteve të Bashkuara, ku përballet me 175 vjet burg për publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe diplomatike të SHBA që nga viti 2010, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.

Marrë nga RT

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota julian assange mike pompeo julian assange mike pompeo

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 15:46

Mbi 50% e parlamentit të Islandës janë gra

ISLANDË – Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare ...