Bota

Sekretari i NATO-s u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës t’i kthehen dialogut

26 Shtator 2021, 15:24 Nga DOSJA
Sekretari i NATO-s u bën thirrje Serbisë dhe Kosovës t’i

BRUKSEL – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg ka thënë nëpërmjet një postimi në Twitter se ka komunikuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Stoltenberg tha se ishte me rëndësi parësore që Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga sulmet kundra njera-tjetrës dhe t’i kthehen dialogut për të qetësuar situatën. Ai ka theksuar dhe një herë rolin e KFOR në mbajtjen e situatës të sigurt për të dyja palët.

“Bisedova me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkroi Stoltenberg në rrjetin e tij social.

LAJMI KRYESOR: Dita e shtatë! Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës, presidenti i KE: Të tërhiqen forcat policore dhe të vijojnë negociatat!

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jans stoltenberg nato veriu i kosoves jans stoltenberg nato veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 12:42

SERBI– Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës për të tërhequr trupat nuk duhet të dëgjohet. ...