Bota

Vuçiç komunikon me Stoltenberg: Bashkësia ndërkombëtare hesht teksa Prishtina pushton veriun

26 Shtator 2021, 14:57 Nga DOSJA
Vuçiç komunikon me Stoltenberg: Bashkësia

SERBI –Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka komunikuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Fokusi i bisedës kanë qënë tensionet e krijuara në veri të Kosovës.

Vuçiç ka deklaruar se i ka thënë Stoltenbers se ndryshe nga Kosova, e cila po rrezikon paqen me dërgimin e forcave policore në veri, Serbia nuk ka shkelur asnjë pikë të Marrëveshjes së Brukselit.

“Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po kryhet nga Prishtina, ka vazhduar për shtatë ditë dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare heshtin me zë të lartë”, theksoi Vuçiç.

Presidenti serb ka folur dhe për heshtjen, sipas tij, që komuniteti ndërkombëtar po mban mbi sjelljet e Kosovës dhe për shqetësimin pa të drejtë lidhur me helikopterët serbë.

“Befas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në territorin e Serbisë qendrore, sepse mendojnë se ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare të miratojë atë”, ka thënë presidenti serb.

Duke folur më tej për bisedën që ka pasur me Stoltenbergun, Vuçiç thotë se e ka pyetur atë se cilën normë apo rregullore ka shkelur Serbia me veprimet e saj pasi sipas tij nuk kanë thyer asnjë prej tyre.

LAJMI KRYESOR: Dita e shtatë! Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës, presidenti i KE: Të tërhiqen forcat policore dhe të vijojnë negociatat!

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksander vucic jens stoltenberg veriu i kosoves aleksander vucic jens stoltenberg veriu i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 12:42

SERBI– Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës për të tërhequr trupat nuk duhet të dëgjohet. ...