Bota

“Lodra”më e re e forcave ajrore britanike, me një goditje rrëzon helikopterin

26 Shtator 2021, 16:09 Nga DOSJA
“Lodra”më e re e forcave ajrore britanike, me një goditje

MBRETËRI E BASHKUAR – Një anëtar i Forcave Speciale Ajrore (SAS), në Britaninë e madhe, tha për DailyMail të dielën se “GM6” ishte fantastike, njësoj si të shkoje në betejë duke mbajtur një artileri në sup.

Me një distancë prej pak më shumë se një milje, pushka gjysmë-automatike e prodhuar në Hungari,  ka një tytë që tërhiqet dhe mban peshën e forcës së madhe goditëse  si dhe ka një saktësi prej 2 kilometrash.

“Goditjet që pushka jep mund të ndalojnë një bombë të vendosur në një makinë menjëherë. Një ekip i pajisur me njërën prej tyre mund të nxjerrë “jashtë loje” shumë shpejt gjysmë duzine luftëtarësh ose helikopterësh super të shtrenjtë”, tha SAS.

Pushka mund të qëllojë pesë plumba “Raufoss Mk2” të kalibrit 50, në më pak se tre sekonda. Plumbat mund të depërtojnë në sipërfaqe të blinduara dhe më pas të shpërthejnë brenda automjetit. Thuhet se SAS, SBS dhe Regjimenti Special i Zbulimit kanë blerë 150 nga këto pushkë speciale.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gepard gm6 lynx mbretëri e bashkuar sas gepard gm6 lynx mbretëri e bashkuar sas

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 15:46

Mbi 50% e parlamentit të Islandës janë gra

ISLANDË – Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare ...