Bota

Gjermania thirrje Serbisë dhe Kosovës për dialog dhe ulje tensionesh

26 Shtator 2021, 13:08 Nga DOSJA
Gjermania thirrje Serbisë dhe Kosovës për dialog dhe ulje

GJERMANI – Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

“Situata në veri duhet të shtensionohet. I bëj thirrja të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. Rruga më e mirë përpara: takohuni në Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

The situation in the North needs deescalation. I urge both sides to talk to each other instead about each other. Best way forward: Meet in Brussels to find a way out as soon as possible

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme që të shkojë në Bruksel për të biseduar për këtë çështje, por një takim i tillë është refuzuar nga Serbia.

Për të shtatën ditë me radhë, dy rrugë që lidhin Kosovën dhe Serbinë janë të bllokuara nga serbët lokalë, të cilët po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat.

Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të largojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Më 25 shtator u shënuan dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat Prishtina e akuzoi Serbinë. Autoritetet njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Marrë nga REL

Dita e shtatë! Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti takohet me liderët e opozitës, presidenti i KE: Të tërhiqen forcat policore dhe të vijojnë negociatat!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni gjermani thirrje kosoves dhe serbise per dialog lajm nga rel gjermani thirrje kosoves dhe serbise per dialog lajm nga rel

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 12:42

SERBI– Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës për të tërhequr trupat nuk duhet të dëgjohet. ...