Bota

Çfarë ndodhi me komshien? Deputetes së LVV-së i shkon Policia në shtëpi, tregon problemin: Ma goditi qenin…

26 Shtator 2021, 14:08 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi me komshien? Deputetes së LVV-së i shkon

PRISHTINË– Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi është ankuar për fqinjën e saj në rrjete sociale. Në një status ajo shkruan se fqinja e saj ia ka sulmuar qenin me këpucë, ndërsa shton se po i njëjti person i ka bërë me dije të bijës 9-vjeçare se do t’i vrasë qenin. Nga e gjithë situata e krijuar, Matoshi thotë se sot Policia i ka trokitur në derë, pas ankesës së marrë nga gruaja në fjalë.

POSTIMI I PLOTË:

Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane! Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje! Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.
Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin. Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme… Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!! Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme? Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni adriana matoshi qeni i adriana matoshit adriana matoshi qeni i adriana matoshit

Sondazh

Poll

Bota 26 Shtator 2021, 12:42

SERBI– Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës për të tërhequr trupat nuk duhet të dëgjohet. ...