Aktualitet

HARTA LIVE: Ditë të ngrohta, por priten edhe reshje shiu, mësoni si do të jetë mori këtë javë (PARASHIKIMI)

26 Shtator 2021, 15:25 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Ditë të ngrohta, por priten edhe reshje shiu, mësoni

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën që vjen në vendin tonë. Sipas SHMU-së, java që presim parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe prezencë të shpeshtë të reshjeve të shiut por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve.

HARTA LIVE:

Nesër parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe shtim gradual vranësirash prej orëve të mbrëmjes, ndërsa të martën do të ketë dhe vranësira, por do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore. Dita e mërkurë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale pas orëve të mesditës në një pjesë të madhe të territorit. Ndërsa të enjtën reshjet e shiut do të behën më tepër prezente përgjatë ditës. Java do të mbyllet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit shmu parashikimi i motit shmu

Sondazh

Poll