Aktualitet

Muratori s’pranoi të punonte për të, qëllohet me automatik! 47-vjeçari i plagosur: Ka edhe më keq, kam plumb në kë

26 Shtator 2021, 13:25 Nga DOSJA
Muratori s’pranoi të punonte për të, qëllohet me

SHKODËR– Gëzim Ndrezaj, 47 vjeç, ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë pas një sherri që ka pasur me bashkëfshatarin e tij. Pasditen e sotme, i plagosuri dhe autori ishin hasur në rrugë, e pikërisht në këtë moment kishin ndaluar që të diskutonin me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së ka dhënë vetë i plagosuri, Gëzim Ndrezaj, autori i kishte kërkuar që t’i bënte një punë, pasi 47-vjeçari punonte si murator. Në mosdakordësi e sipër, debati mes tyre është “ndezur” dhe autori është larguar deri tek makina e tij duke nxjerrë automatikun. Më pas me “tek” gëzhojë e ka qëlluar në këmbë.

I plagosuri, përpara uniformave blu, ka thënë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe ka rrëfyer se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një here,”- thotë i plagosuri.

Ndërkohë që Policia e ka identifikuar autorin e plagosjes, e me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se është vënë në ndjekje të tij, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gëzim ndrezaj plagosje ne theth gëzim ndrezaj plagosje ne theth

Sondazh

Poll