Aktualitet

Po bënte lëvizje të çuditshme! Efektivi e pikasi dhe kërkoi përforcime, prangoset shqiptari në Itali, kishte kokainë dhe

26 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
Po bënte lëvizje të çuditshme! Efektivi e pikasi dhe

ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi i kanë gjetur kokainë në shtëpi. Sipas mediave italiane, shqiptari u pikas nga një karabinier teksa kalonte në rrugës duke bërë lëvizje të dyshimta duke dhënë kështu përshtypjen se ishte i shqetësuar.

Pasi e pikasi, efektivi njoftoi patrullat duke kërkuar një kontroll në zonë dhe në shtëpinë e shqiptarit për t’u siguruar që nuk po kryente veprime të jashtëligjshme.

Me të mbërritur pranë banesës, karabinierët pritën që burri të dilte nga shtëpia dhe i bënë kontroll, duke i gjetur një qese me 100 gramë kokainë. Po ashtu edhe në banesë kishte të njëjtën lëndë nakortike dhe armë zjarri, e cila ishte fshehur në një prej sirtarëve të kuzhinës bashkë me plumbat.

Shqiptari u vendos në pranga dhe u dërguan në burgun “Nerio Fischione” në Brescia, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për të zbuluar “furnizuesin” e tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll