Aktualitet

E sulmoi me thikë 9 cm të gjatë kalimtarin, Zvicra dënon dhe dëbon, 25-vjeçarin shqiptar. I riu preket në gjyq, fshin lot

26 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA
E sulmoi me thikë 9 cm të gjatë kalimtarin, Zvicra dënon dhe

ZVICËR– Gjykata e qarkut Olten-Gösgen ka shpallur fajtor një 25-vjeçar nga Kosova për akuzën vrasje e mbetur në tentativë. Përveç dënimit me 8 vjet burg, vendimi i Gjykatës përfshin edhe dëbimin e tij për një periudhë 10-vjeçare nga Zvicra.

Meritoni, (emër i koduar) kishte sulmuar me thikë një kalimtar në 21 prill të vitit 2018 në stacionin e trenit në Olten duke e plagosur rëndë. Pas prangosjes së tij, prokurori kishte kërkuar për të riun shqiptar 13 vite heqje lirie dhe dëmshpërblim në shumën prej 30,000 franga. Po ashtu, prokurori kërkonte që shqiptari të merrte përsipër edhe 90 për qind të kostove procedurale, që janë rreth 28,000 franga.

“Rrallë ndodhë që një akt të jetë aq mirë i dokumentuar me imazhe të videove si ky,”-u shpreh kryetari i Gjykatës së Qarkut Valentin Ëalter. Sipas albinfo.ch, videoja e siguruar nga kamerat e sigurisë tregonte qartë një përleshje verbale, ku Meritoni i ishte afruar Konradit dhe e kishte shtyrë me të dy duart. I sulmuar, edhe Konradi e ka sulmuar shqiptarin, duke e vënë përfund. Pikërisht në këtë moment shqiptari ka nxjerrë thikën e gjatë 9 centimetra dhe e ka qëlluar disa herë në zonën e barkut.

Historia kriminale e Meritonit mbush një libër të tërë dhe “ju duhet të shihni se ai nuk është as ekonomikisht dhe as shoqërisht i integruar siç duhet”, ka shtuar gjykatësi, ndërsa shton se as fakti që është baba i një të mituri që jeton në Zvicër nuk e favorizon. Kjo pasi raportet tregojnë se nuk ka marrëdhënie të ngushtë me të birin. Por kjo nuk do të thotë që vendimi nuk e tronditi. Në momentin e dhënies së vendimit për dënimin e tij me 10 vite, shqiptari hoqi syzet nga hunda dhe fshiu lotët.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet debohet shqiptari nga zvicra debohet shqiptari nga zvicra

Sondazh

Poll