‘S’kam avokat, ndaj do të hesht’/ Kapet me fishek në valixhe para udhëtimit nga Rinasi, e reja nuk jep asnj
26 Shtator 2021, 13:39Nga DOSJA
Një grua, e cila do të udhëtonte nga areoporti i Rinasit, u kthye pas nga policia kufitare, pasi skaneri i gjurmoi në çantën e dorës një send të dyshimtë, që kur u kontrollua rezultoi se ishte i ndaluar për t’u transportuar, pasi ishte një fishek. Sipas burimeve të Gazetasi.al, e reja me inicialet X.B. , e moshës 25 vjeçe, refuzoi të japë shpjegime në polici.
Një agjent i policisë e pyeti të renë, me status e divorcuar, se cilat ishin shkaqet që ajo po udhëtonte me një fishek në çantë , por ajo mësohet të jetë përgjigjur: “Refuzoj të jap shpjegime pa praninë e një avokati mbrojtës dhe ndaj do të hesht”.
E dyshuara, sipas policisë, nuk u arrestua, por sakaq ajo u kthye pas për shkaqe hetimore dhe siç rezulton nga policia kufitare, ajo pritet të hetohet për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, të parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal.
Gjatë këqyrjes, tha një burim pranë komisariatit të Rinasit, punonjësit e sigurisë në areoport e kontrolluan fizikisht 25-vjeçaren, pasi u konstatua në skaner një send i ngjashem me një fishek.
Më pas, nga verifikimi i personalizuar, doli që sendi ishte një copë fishek i ngjashëm me ato të pistoletës dhe në pjesën e gëzhojës, u konkludua që është i kalibrit 7.65. E reja, me inicialet X.B., ka kundërshtuar të japë shjegime, – tha një burim policor i Gazetasi.al, me pretendimin se “do flasë në një moment tjetër të dytë, pasi të jetë e shoqëruar nga një avokat mbrojtës”.
Për policinë, mbetet e paqartë dhe nuk mund të shtojë asnjë detaj, nëse e reja e kishte harruar në çantë fishekun, apo e ka marrë qëllimisht, më e pakta për ta mbajtur relike nga vendi i saj.
Marrë nga Gazeta “Si”
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një fëmijë 11 vjeç dyshohet nga policia se u gjobit në rrjetet sociale nga persona të paidentifikuar që ka premisa të jenë bashkëmoshatarë me të. I gjend...
FIER– Një hambar me bar është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Verri të Njësisë Administrative Vajkan, të Fierit. Zjarri ka përfshirë të gjit...
TIRANË– Fadil Likaj i cili qëlloi me armë zjarri ndaj ish-të dashurës në Vlorë, është shprehur se nuk kishte për qëllim që ta plagoste. Në deklaratën...
DURRËS– Një person është goditur me sende të forta në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 dhe autorë të sulmit kanë qënë dy persona. Polici...
LUSHNJE– Në Lushnje këtë vit të ri arsimor hapen të gjitha shkollat e kopshtet. Për herë të parë nuk ka shkolla të mbyllura për shkak të uljes së numrit t...
VLORË– Vlora do të presë turistë të huaj edhe në javën e parë të tetorit. Mbi 500 vizitor nga Polonia këtë fundjavë kanë zgjedhur të vizitojnë parkun...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë të një video mesazhi, ajo u bën thirrje...