Aktualitet

“Ka dhe më keq”/ I shtrirë në tokë, me këmbën e lidhur me rrip, flet i plagosur në Theth: E njoh autorin! Ja pse qël

26 Shtator 2021, 13:50 Nga DOSJA
“Ka dhe më keq”/ I shtrirë në tokë, me

SHKODËR– Zbardhet dëshmia e 47-vjeçarit të plagosur në Theth pasditen e sotme, Gëzim Ndrezajt. I plagosur në këmbë ka rrëfyer për gazetarin Senad Nikshiqi se e njihte autorin dhe me të ishin konfliktuar për arsye banale.

I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, të cilën e kishte lidhur me një rrip për të ndaluar gjakderdhjen, Ndrezaj tregoi se ishte qëlluar me automatik një herë në këmbë.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë,”- thotë i plagosuri.

I plagosuri punonte si murator, ndaj dhe paraprakisht dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari. Ndërkohë që pas dëshmisë së tij, Policia është vënë në ndjekje të autorit.

LAJMI KRYESOR: Të shtëna me armë në Theth, një i plagosur

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gëzim ndrezaj plagosje ne theth gëzim ndrezaj plagosje ne theth

Sondazh

Poll