Aktualitet

Shkoi për të shuar zjarrin në tokën e tij, 59-vjeçari nga Kavaja asfiksohet nga tymi dhe vdes

26 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA
Shkoi për të shuar zjarrin në tokën e tij, 59-vjeçari

KAVAJË– Një 59-vjeçari, i identifikuar me inicialet R.P, kandërruar jetë teksa përpiqej që të shuante zjarrin në tokën e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 59-vjeçari nga fshati Sterbeg, gjatë tentativës për të shuar flakët e zjarrit është asfiksuar nga tymi dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kavaje kavaje

Sondazh

Poll