Aktualitet

Dhunohet një person në Durrës, policia kap autorët

26 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
Dhunohet një person në Durrës, policia kap autorët

DURRËS– Një person është goditur me sende të forta në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 dhe autorë të sulmit kanë qënë dy persona. Policia e Durrësit informon se dy autorët janë shoqëruar nga policia ndërsa personi i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne durres sherr ne durres

Sondazh

Poll