Aktualitet

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës! Arrestohet 59-vjeçari në Kakavijë, iu sekuestrohet ‘Volks

26 Shtator 2021, 07:28 Nga DOSJA
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës!

TIRANË-Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Personi me inicialet N.V u ndalua në aksin Kakavijë-Gjirokastër duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person. Pasi bëri ndalimin e tij, policia sekuestroi automjetin dhe 500 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga një shtetas, që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen një automjet, një aparat celular dhe 500 euro. Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. V., 59 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi N. V., u kap në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një aparat celular dhe 500 euro. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet transport emigrantesh transport emigrantesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2021, 06:54

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhun...