Aktualitet

Deklaroi para policisë se e qëlluan! Zbulohet e VËRTETA, 19-vjeçari i shtruar në spital u vetëplagos, nga depresioni…

26 Shtator 2021, 08:42 Nga DOSJA
Deklaroi para policisë se e qëlluan! Zbulohet e VËRTETA,

TIRANË– Prokuroria e Kavajës ka mundur të zbulojë të vërtetën e plagosjes së një 19-vjeçari i cili ndodhet i shtruar në spital, si pasojë e plagosjes me armë. I riu dha një version jo të vërtetë për policinë duke u shprehur se ishte qëlluar nga disa persona që nuk i njihte. Policia ka zbuluar se i riu në gjendje depresive është vetëplagosur. 19-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën mirëpo do të përballet me dy vepra penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 19-vjecari vetplagoset 19-vjecari vetplagoset

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2021, 06:54

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhun...