Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministrja e Arsimit mbledh nxënësit: Zyra ime do jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo

26 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministrja e Arsimit mbledh

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë të një video mesazhi, ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid. Kushi shihet që ka në zyrë 5 nxënës, të cilëve iu bën të ditur se zyra e saj do të jetë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim që ata do kenë.

“Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri. Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuajin. Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”– shprehet Kushi.

Nxënësit dhe mësuesit duhet të ndjekin me rigorizitet orarin e hyrjes dhe daljes nga shkolla, si dhe rreshtimin në një largësi 1.5 metra nga njëri-tjetrin, ndërkohë që maska nuk duhet hequr për asnjë moment. Po ashtu, për çdo klasë në varësi të turneve dhe orarëve, do të qarkullojë më grafikë për të shmangur kontaktet me nxënësit e tjerë. Ndonëse të vaksinuar, përveç nxënësve, edhe mësuesit do të jenë të kushtëzuar pasi do të duhet që të respektojnë distancimin social për të shmangur ndonjë infektim të mundshëm.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi viti shkollor 2021-2022 evis kushi viti shkollor 2021-2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2021, 06:54

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhun...