Dita e fundit në shkollë e nxënëses të klasës së 6-të: Do iki në Belgjikë, është më mirë atje
26 Shtator 2021, 11:01Nga DOSJA
LUSHNJE– Në Lushnje këtë vit të ri arsimor hapen të gjitha shkollat e kopshtet. Për herë të parë nuk ka shkolla të mbyllura për shkak të uljes së numrit të nxënësve, por pakësim të numrit të tyre nëpër klasa. Ky fenomen është i ndjeshëm jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytet.
Këta nxënës të shkollës 9 vjeçare Skënder Libohova tregojnë se shokët e klasës së tyre janë larguar nga vendlindja së bashku me familjen. Edhe kjo nxënëse e klasës së 6 do të shkojë në Belgjikë dhe ka ardhur të shohë shkollën ditën e fundit përpara largimit.
“Do iki në Belgjikë, mendoj se është më mirë se këtu. Do ikim se ka të ardhura më shumë, është më mirë atje. Këtu nuk më pëlqen se nuk është se zbatohen rregullat shumë”, tha vajza.
Godina të reja arsimore në Lushnje nuk janë ndërtuar këtë vit, por është kryer rikonstruksioni i tyre dhe të gjitha do të hapin dyert më 27 shtator. Në IA që mbulohen nga ZVAP Lushnje për vitin shkollor 2021-2022 janë regjistruar gjithsej 9335 nxënës.
Ne arsimin publik janë regjistruar në AMU 6284 nxënës, në AML 1785 nxënës, në arsimin profesional 500 nxënës. Në arsimin privat AMU 470 nxënës, dhe në AML 296 nxënës.
Marre nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Vlora do të presë turistë të huaj edhe në javën e parë të tetorit. Mbi 500 vizitor nga Polonia këtë fundjavë kanë zgjedhur të vizitojnë parkun...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Me anë të një video mesazhi, ajo u bën thirrje...
DURRËS- Elton Maxhaku është 25-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Durrës. I riu u ndalua nga policia në një mjet taksi, të cilën e kishte prenotua...
TIRANË– Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan-Tiranë. Mësohet se 10 drejtues mjetesh ...
TIRANË-Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Personi me inicialet N...
ITALI- Oficerët e policisë italiane arrestuan një 21-vjeçar shqiptar për shpërndarje droge pranë Parco della Bissuola në Mestre.Sipas mediave italiane, a...
ITALI– Gjatë pasdites së tëë shtunës karabinierët e Njësisë Operative të policisë së Brescias arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, që banonte në per...