Aktualitet

Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm/ Policia e Tiranës del me njoftim zyrtar: U procedon 10 persona, bënë thirrje

26 Shtator 2021, 08:26 Nga DOSJA
Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm/ Policia e

TIRANË– Policia e Tiranës procedoi 10 persona të cilët ishin ditën e djeshme në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm. Policia njofton se personat janë proceduar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Sipas policisë, këta persona kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit. Mes tyre është dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit: A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.Shtetasit e sipërpërmendur në një protestë  të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen 10 persona ne tirane protesta kunder vaksinimit procedohen 10 persona ne tirane protesta kunder vaksinimit

Sondazh

Poll