Aktualitet

Po lëvizte me taksi! Kapen 6 kg kanabis në Durrës, 25-vjeçari mbante pushkë me vete (EMRI)

26 Shtator 2021, 08:52 Nga DOSJA
Po lëvizte me taksi! Kapen 6 kg kanabis në Durrës,

DURRËS- Elton Maxhaku është 25-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Durrës. I riu u ndalua nga policia në një mjet taksi, të cilën e kishte prenotuar. Arrestimi i të riut u bë pasi shërbimet e Policisë e ndaluannë lagjen nr. 2, Durrës, mjetin me të cilën Maxhaku e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selekt”. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike dhe armës së zjarrit, i cili po qarkullonte me taksi.Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres elton maxhaku arrestim ne durres elton maxhaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2021, 06:54

GJIROKASTËR– Sherri mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër është zbardhur nga policia (LEXO KËTU). Mësohet se pre e dhun...