A do kërkohet leje nga KFOR për të dërguar FSK në veri? Kryeministri Kurti përgjigjet, bën thirrje të mos bihet pre e pr
25 Shtator 2021, 17:40Nga DOSJA
KOSOVË- Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pyetur nëse do të kërkojë leje nga KFOR për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit. Ai tha se vendimi do të merret vetëm kur policia e Kosovës të bëjë vlerësimin e sigurisë dhe shtoi se nuk duhet rënë pre e propagandës së Serbisë.
“Nuk është gjithçka siç e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrim do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Kurti.
Lidhur me reciprocitetin e targave kryeministri Kurti tha se është diçka të cilën Vuçiç nuk po e pëlqen, ndërkohë që mbi 9 mijë automjete kanë marrë targat e përkohëshme duke respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës.
“Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë, nga jeta praktike e qytetarëve që dëshirojnë lëvizje të lirë, mbi 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohëshme, asnjë prej tyre nuk e pati asnjë problem, unë besoj se ky është thelbi. Sigurisht që janë parë fluturaket e tyre edhe helikopterë edhe avionë të prodhimit rus, ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i njohim se kush janë në pushtet atje por ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimit të sigurisë tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të tillë e kemi vlerësuar”, tha ai.
Ditën e sotme në kufi të Kosovës janë parë avionë dhe helikopterë serbë dhe sipas mediave pranë pushtetit në Serbi, disa tanke po dërgohen drejt Jarinjes e Bërnjakut.
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për tensionet e shaktuara në veri të Kosovës ditën e sotme. Ai i ka bërë thirrje Brukselit ...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në SHBA, ka reaguar për sulmet e ndodhura të shtunën në veri të Kosovës. Me një postim në profil...
KOSOVË-Pas gjashtë ditë tensionesh në pikat kufitare në veri të Kosovës, përveç njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe xhandarmërisë serbe po q...
KOSOVË- Teksa situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, e quajti kryeministrin e Kosovës “budalla...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nje konferencë për mediat vendase ka folur në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Ai ka urdhëruar mbledh...
SHBA– Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur me më shumë se 21 kilogramë carfentanil – një opioid sintetik i fuqishëm që përdoret si qetësues për...
ITALI- “Alessandro do të mbetesh përgjithmonë në zemrat e këtij rrethi”. Kështu shkruhet në një banderolë të varur në një zonë gjysmë periferike të ...
SHBA- Një ish-producente ekzekutive në ABC ka akuzuar spikerin e CNN, Chris Cuomo për ngacmim seksual, pas dorëheqjes së vëllait të tij Andrew Cuomo si guvernat...
GREQI– Rasti i vrasjes së Caroline Crouch në Glyka Nera nga burri i saj mbetet ende i hapur në zyrat e hetuesisë greke. Autoritetet ende nuk kanë një pamj...